Operacioni për mashtrimin me kriptomonedha, jepen masat e sigurisë për të arrestuarit

Nga Armand Bajrami
21 Nëntor 2024, 11:08 | Kronikë

Operacioni për mashtrimin me kriptomonedha, jepen masat e sigurisë

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi 12 nga 20 masat e sigurisë në kuadër të një operacioni policor kundër një rrjeti të gjerë mashtrimi ekonomik me kriptomonedha duke vijua për ta arresti në burg, shkruan A2 CNN. Ndërkohë për 6 të tjerë masa është ndryshuar nga arrest në burg në detyrim paraqitje, dhe për dy është vendosur arrest shtëpie.

Arrest në burg:

1. Pirro Verdhi

2. Valentino Leka

3. Ridvan Nuhiji

4. Nexhmedin Sali

5. Muhamed Saraçi

6. Evis Sopi

7. Frederik Sinanaj

8. Tedi Agastra

9. Armando Gjoçi

10. Genci Sula

11. Dorian Dodaj

12. Denard Dani

Detyrim paraqitje:

1. Arlin Kajo

2. Aldi Ruli

3. Riduan Bajrami

4. Spartak Gjoçi

5. Arbëror Agastra

6. Jonid Lazaj

Arrest shtëpie:

1. Aurora Bregu

2. Lidra Leka

Policia ekzekutoi të hënën 20 masa sigurie të firmosura nga prokuroria e Tiranës, mes tyre 6 pronarë të pikave të këmbimit valuator që thyenin kriptomonedhat në ambientet e tyre sipas organit hetues në mënyrë të paligjshme. Ndërsa personat e tjerë janë bashkëpunëtorët e tyre, ose individë që e reklamonin në rrjete sociale se bënin shkëmbim me kriptomonedha. Ata akuzohen për “Ushtrim pa licencë i veprimtarive financiare” dhe “Fshehja e të ardhurave”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos