Grupi që trafikonte kanabis, nis sot rigjykimi ndaj Moisi Habilajt

Nga Armand Bajrami
21 Nëntor 2024, 10:52 | Kronikë

Grupi që trafikonte kanabis, nis sot rigjykimi ndaj Moisi Habilajt

Nis sot në Gjykatën e Posaçme rigjykimi ndaj Moisi Habilajt, i dyshuar si drejtues i një grupi kriminal të trafikut të kanabisit nga Shqipëria në Itali, i njëjti grup që dyshohet të jetë favorizuar nga ish-ministri Saimir Tahiri.

Në të nëjtjën dosje janë të pandehur edhe Nezar Seiti, Meridian Sulaj dhe Fatmir Minaj, shkruan A2 CNN.

Vendimi i fajësisë i dhënë ndaj tyre në Shkallën e Parë në vitin 2021 u prish nga Apeli i Posaçëm, në mars 2023, që vendosi rigjykim në shkallën e parë me një trupë të re gjyqësore.

Dënimet e dhëna në Shkallën e Parë

Moisi Habilaj – 15 vjet burgim -10 për shkak të gjykimit të shkurtuar

Nezar Sieti – 13 vjet burgim - 9 për shkak të gjykimit të shkurtuar

Meridian Sulaj – 13 vjet burgim - 9 për shkak të gjykimit të shkurtuar

Fatmir Minaj - 13 vjet burgim - 9 për shkak të gjykimit të shkurtuar (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos