Vrasja e Klaudio Prendit, makina që përdorën autorët ishte vjedhur një vit më parë

Nga Xhensila Kodra
21 Nëntor 2024, 10:45 | Kronikë

Vrasja e Klaudio Prendit, makina që përdorën autorët ishte

Makina tip “Audi” e autorëve të vrasjes së Klaudio Prendit, e cila u shkrumbua në zonën e Farkës, rezulton e vjedhur rreth një vit më parë në zonën e Liqenit Artificial, raporton A2 CNN.

Identifikimi është bërë nga numri i shasisë së makinës, e rikuperuar nga ekspertët. Pronari e ka denoncuar në kohën që është vjedhur.

Të tjera pista po verifikohen nga grupi hetimor ajo e fajdeve dhe basteve sportive, përfshirë edhe lidhje me aktivitete dhe lidhje të dyshimta jashtë vendit. Ka dyshime se persona të ndryshëm të kenë fituar shuma të mëdha parash në baste, të cilat Prendi nuk u ka shlyer. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos