Gjykata e Apelit të Juridiksionit të përgjithshëm dënon me burgim të përjetë shtetasin Kristian Cenaj, i akuzuar për "vjedhje me pasojë vdekjen".
I pandehuri Cenaj u fajësua për vrasjen e 16 vjeçarit Mariglen Gjonaj, pas një grabitjeje të një ore "Rolex", shkruan A2 CNN.
Trupi i Gjonajt u gjet 7 vjet pas ngjarjes, i groposur në Fushë Kuqe, raporton A2 CNN. Kristjan Cenaj u arrestua në 10 tetor 2022 sapo zbriti në aereportin e Rinasit, pasi po vinte nga Italia.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vitin 2016, ku dyshohet se Cenaj e ka marrë me forcë në makinë Mariglen Gjonajn për t’i vjedhur sendet me vlerë që mbante me vete, një orë Rolex në dorë dhe një varëse floriri në qafë.
Ora dhe varësja që kishte Marigleni kapnin vlerën e 10 milionë lekëve, ndërsa eshtrat e të riut u gjetën më 3 prill të vitit 2022 në Fushë-Kuqe të Kurbinit.
(A2 Televizion)