Parakalime të rrezikshme, droni “fik” shoferët

Nga A2 CNN
17 Shtator 2025, 13:15 | Kronikë

Gjashtë shoferë kanë marrë gjoba të majme për shkak të parakalimeve të gabuara në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit, raporton A2 CNN. Policia ka monitoruar me dron këtë aks, duke konstatuar disa shkelje të rregullave të qarkullimit, të cilat përbëjnë burim të lartë rreziku për përfshirje në aksidente.

“Gjatë monitorimit me dron, në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”, u konstatuan 6 drejtues automjetesh duke kryer parakalime të rrezikshme. Këta drejtues automjetesh u ndëshkuan me masa administrative që variojnë nga 6 000 deri në 12 000 lekë. Policia Rrugore e Shkodrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos drejtojnë mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur”, tha policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos