Parakalimet e rrezikshme te tuneli i Murrizit, “nami” me gjoba në 2 javë

Nga A2 CNN
13 Prill 2025, 16:44 | Kronikë

Hapja për qarkullim e tunelit të Murrizit ka shtuar fluksin e lëvizjes drejt zonës së Dibrës, e bashkë me të edhe sjelljet e papërgjegjshme të drejtuesve të mjeteve gjatë lëvizjes në Rrugën e Arbrit.

Policia Rrugore bën me dije se ky aks rrugor është monitoruar me dronë, radarë, kamera, makina inteligjente dhe patrulla 24/7, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Në njoftim nënvizohet se përgjatë dy javëve të fundit në Tunelin e Murrizit janë ndëshkuar 165 drejtues automjetesh me masë administrative 40000 lekë të rinj dhe me zbritje prej 15 pikësh nga leja e drejtimit.

Po ashtu sqarohet se në bashkëpunim me administratorët e mirëmbajtjes së tuneleve, po monitorohen 24/7 lëvizjet në tunele dhe pamjet filmike të kamerave dhe radarëve të tuneleve administrohen nga Policia Rrugore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos