Shpërndante drogë me doza, arrestohet 35-vjeçari në Korçë

Nga A2 CNN
13 Prill 2025, 13:30 | Kronikë

Shpërndante drogë me doza, arrestohet 35-vjeçari në

Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës pasi shpërndante lëndë narkotike në doza në lagje dhe ambiente lokalesh.

Blutë kanë sekuestruar lëndën narkotike, tre aparatet celularë dhe një automjet që në cilësinë e provës materiale.

A2 CNN mëson se personi i arrestuar është Denis Lika.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos