All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Parandalohet një tjetër krim në familje, arrestohet 50-vjeçari në Shkozë që kanosi me jetë bashkëshorten dhe fëmijët

Nga A2 CNN
27 Janar 2024, 10:48 | Kronikë
All - Paragraf - 1

Parandalohet një tjetër krim në familje, arrestohet

Policia e kryeqytetit ka parandaluar një ngjarje tjetër kriminale në një familje. Një 50-vjeçar është vënë në pranga pasi ushtronte dhunë, në mënyrë të vazhdueshme, ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tyre, dhe i kanoste ato me jetë.

All - Paragraf - 3

“Pas marrjes së njoftimit se në Shkozë, një shtetas po kanoste me mjet prerës, bashkëshorten e tij, se do ta vriste, menjëherë kanë organizuar punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale, dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe vënien e autorit të dyshuar përpara përgjegjësisë penale”, njofton policia. 

Njoftimi i Policisë Tiranë

Brenda orëve të fundit, falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, parandalohet një ngjarje tjetër kriminale, në një familje.

All - Paragraf - 6

Ushtronte dhunë, në mënyrë të vazhdueshme, ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tyre, dhe i kanoste ato me jetë, vihet në pranga 50-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të çdo shtetasi, që përbën rrezik potencial për sigurinë e të tjerëve, pas marrjes së njoftimit se në Shkozë, një shtetas po kanoste me mjet prerës, bashkëshorten e tij, se do ta vriste, menjëherë kanë organizuar punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale, dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe vënien e autorit të dyshuar përpara përgjegjësisë penale. 

Si rezultat i veprimeve të shpejta u arrestua në flagrancë shtetasi A. B., 50 vjeç, banues në Shkozë. 

All - Paragraf - 9

Shtetasi A. B., ditën e djeshme, dhe në mënyrë të vazhdueshme, në Shkozë, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, dhe fëmijëve të tyre, si dhe i ka kanosur ata me mjet prerës thikë, se do ti vriste.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.  (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos