Degradon sherri mes vajzave në Elbasan, 21-vjeçarja godet me shkop gome 24-vjeçaren

Nga A2 CNN
26 Janar 2024, 13:21 | Kronikë
Degradon sherri mes vajzave në Elbasan, 21-vjeçarja godet me shkop
Foto ilustruese

Dy vajza të reja janë proceduar në gjendje të lirë, pas një sherri të ndodhur mes tyre. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në lagjen “11 nëntori” në Elbasan.

Një 21-vjeçare dyshohet se ka goditur me send të fortë, shkop gome, një 24-vjeçare. Konflikti mes tyre dyshohet se ka nisur për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos