Partia e Lirisë kallëzon në SPAK tre nga policët që arrestuan Ilir Metën

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2024, 12:21 | Kronikë

Partia e Lirisë kallëzon në SPAK tre nga policët që

Partia e Lirisë ashtu siç kishte paralajmëruar, ka nisur në orën 12:00 protestën para Prokurorisë së Posaçme, duke kundërshtuar hetimin ndaj Presidentit të kësaj force politike, Ilir Meta, i cili ndodhet prej më shumë se një muaji pas hekurave.

Ndërkohë që protestohet, avokati i Metës, Genc Gjokutaj ka kallëzuar tre nga efektivët e policisë që arrestuan Metën më 21 tetor, pranë Kthesës së Kamzës.

A2 CNN mëson se Partia e Lirisë i akuzon tre efektivët për “shpërdorim detyre” dhe “veprime arbitrare”, ndërsa kallëzimi është depozituar me postë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos