Dikush për pasion e dikush tjetër me ëndrrën për tu bërë kampion bote. Boksi po ngjall shumë interes të brezi i ri. Edhe pse në pamje të parë duket një sport luftarak, shumë djem e vajza stërviten çdo ditë me dëshirën për të qenë protagonist në të ardhmen.
Edhe pse është një sport ku dominojnë meshkujt, ka dhe nga ato vajza që punojnë çdo ditë me objektivin për të arritur majat, shkruan A2 CNN.
Renato Kurti prej shumë vitesh stërvit brezin e ri. Sipas tij, niveli është rritur ndonëse vështirësitë janë të mëdha.
Edhe pse është një sport pa mbështetje, ka shumë të apasionuar që mes vështirësive stërviten çdo dite me ëndrrën që një ditë të jenë kampion bote. (A2 Televizion)
