Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit, Sali Berisha, i bashkëpandehur me të në dosjen “Partizani” tha premten se hetimi i SPAK për këtë çështje nuk ishte ndjekje penale, por përndjekje politike.
Në një dalje publike në krah të avokatëve, Malltezi nënvizoi 5 shkelje të SPAK, që nisnin nga kallëzimi i rremë për çështjen, përdorimi i drejtësisë për gjueti shtrigash dhe deri tek komunikimet ekstra-ligjore mes prokurorëve dhe gjykatës.
(A2 Televizion)