Gruaja që tentoi të hidhej në lumin Buna bashkë me katër fëmijët e saj të mitur mësohet se ishte e divorcuar nga bashkëshorti.
Mësohet se ajo ka qenë në gjendje depresive dhe me sa duket ka zgjedhur të ndërmarrë veprimin drastik.
Mësohet se patrulla e policisë ka ndërhyrë në kohë rekord duke shmangur tragjedinë. Sapo kanë marrë njoftimin, efektivët e kanë gjetur gruan pranë urës së Bunës, pak minuta para se të ndërmerrte aktin e vetëmbyjtes.
27-vjeçarja ndodhet në polici, nën kujdesin e psikologëve.
Ngjarja ndodh pak muaj pasi një tjetër grua, Alma Arrazi, u hodh në ujërat e lumit Buna me 3 fëmijët e saj të mitur. Tragjikisht të gjithë vdiqën. Për ngjarjen u arrestua bashkëshorti i saj, Erdgys Arrazi, i cili vijon të qëndrojë në burg i akuzuar se e ka shtyrë bashkëshorten drejt vetëvrasjes. (A2 Televizion)