
Tre automjete u përfshinë sot në një aksident në Unazën Veriore të qytetit të Korçës, i cili për fat të mirë përfundoi vetëm me dëme materiale.
Drejtuesit e mjeteve po transportonin fëmijët në shkollë kur ndodhi incidenti, në një degëzim që të çon drejt dy shkollave të qytetit, shkruan A2 CNN.
Policia bën me dije se një nga drejtuesit e mjetit nuk ka respektuar sinjalistikën rrugore në këtë degëzim, çka dyshohet se ka qenë shkak i aksidentit.
Unaza Veriore është një zonë ku herë pas here ndodhin aksidente, kryesisht për shkak të degëzimeve të shumta në këtë pjesë të rrugës, që e bëjnë lëvizjen më të rrezikshme dhe kërkojnë kujdes shtesë nga drejtuesit e mjeteve. (A2 Televizion)