
Policia ka shoqëruar shtetasin Naldi Gj. pasi ky shtetas rezulton se ka lëvizur ditë më parë me automjetin tip Audi para se të ndodhte vrasja. Ky mjet u gjet i djegur dhe dyshohet se u përdor nga autorët.
Automjeti është në pronësi të një prej kompanive të vetë viktimës, Mondi Mehalla, shkruan A2 CNN.
Në shtëpinë e Naldi Gj. në Lezhë është ushtruar kontroll dhe personi po shoqërohet në policinë e Elbasanit për të dhënë shpjegime për lëvizjet e tij. (A2 Televizion)