Vrasja e Edmond Mëhallës drejt zbardhjes, zbulohet shkaku i ekzekutimit të biznesmenit

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2025, 08:06 | Kronikë

Vrasja e Edmond Mëhallës drejt zbardhjes, zbulohet shkaku i

Vrasja e Edmond Mëhallës që ndodhi mbrëmjen e 30 nëntorit në Elbasan, po shkon drejt zbardhjes. A2 CNN raporton se policia ka arrestuar dy persona dhe ka shpallur në kërkim një të tretë.

Të arrestuarit dyshohet se kanë ndihmuar në organizimin dhe mbulimin e gjurmëve, ndërsa i shpalluri në kërkim konsiderohet si një nga personat kryesorë për zbardhjen e plotë të dinamikës.

Shkak i vrasjes dyshohet të jetë një konflikt i kohëve të fundit të viktimës.

Mbrëmjen e djeshme Policia ka shoqëruar një person me banim ne Lezhë. Bëhet fjalë për shtetasin Naldi Gj. i cili rezulton se ka lëvizur ditë më parë me automjetin tip Audi para se të ndodhte vrasja. Ky mjet u gjet i djegur dhe dyshohet se u përdor nga autorët.

Automjeti është në pronësi të një prej kompanive të vetë viktimës, Mondi Mehalla, shkruan A2 CNN.

Në shtëpinë e Naldi Gj. në Lezhë është ushtruar kontroll dhe personi po shoqërohet në policinë e Elbasanit për të dhënë shpjegime për lëvizjet e tij.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos