Përfshihet nga flakët një makinë në një parkim nëntokësor në Fier

Nga Çaku Tafa
18 Shtator 2026, 10:51 | Kronikë

Përfshihet nga flakët një makinë në një parkim

Një automjet tip “Mercedes-Benz” është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në hyrje të parkimit nëntokësor në qendër të Fierit.

Zjarri dyshohet se ka nisur në pjesën e motorit, duke shkaktuar një sasi të madhe tymi dhe panik te qytetarët.

Në vendngjarje mbërritën policia dhe dy automjete zjarrfikëse, të cilat ndërhynë menjëherë duke shuar flakët dhe parandaluar përhapjen e zjarrit në parkim.

Nuk raportohen persona të lënduar. Policia po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos