
Policia ka arrestuar një 47-vjeçar në Koplik, pasi në lokalin ku ai punonte u gjetën makina elektronike për lojëra fati dhe lëndë e dyshuar narkotike.
Gjatë kontrollit në lokal, policia gjeti dhe sekuestroi 6 makineta elektronike që dyshohet se përdoreshin për lojëra fati, një qese me lëndë të dyshuar Cannabis Sativa dhe një grirëse që dyshohet se përdorej për përpunimin e drogës.
Në kuadër të operacionit “Multigames”, u arrestua në flagrancë A. K., 47 vjeç, banues në Koplik dhe punonjës i lokalit.
Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim E. C., 51 vjeç, banues në Koplik dhe administrator i lokalit. Vijon puna për gjetjen dhe arrestimin e tij. (A2 Televizion)