
Kanë dalë pamjet nga sherri i ndodhur në Sarandë mes disa të rinjve, që la pas dy vëllezër të plagosur me thikë.
Policia e Sarandës arrestoi në flagrancë tre të rinj, K. A., 22 vjeç, A. S., 19 vjeç dhe E. B., 19 vjeç, banues në Sarandë.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata u konfliktuan dje në mbrëmje me dy vëllezër për motive të dobëta.
Gjatë konfliktit që ndodhi rreth orës 22:35, në lagjen nr. 1 Sarandë, dy vëllezërit, M. Sh., 20 vjeç, dhe E. Sh., 25 vjeç, janë goditur me mjete prerëse dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë organizuan punën dhe, si rezultat i reagimit në kohë, identifikuan, kapën dhe arrestuan autorët e dyshuar të plagosjes. (A2 Televizion)