Përfshihet nga flakët një makinë në Pogradec, ja çfarë dyshohet

Nga A2 CNN
28 Dhjetor 2025, 15:45 | Kronikë

Përfshihet nga flakët një makinë në Pogradec, ja

Ditën e sotme, në orët e para të mëngjesit, është përfshirë nga flakët një makinë në qytetin e Pogradecit.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se automjeti në fjalë është në pronësinë e shtetasit Artur Musollari.

Sipas policisë, makina ka qenë e parkuar ndërsa është evidentuar nga vet pronari i mjetit, i cili ka lajmëruar zjarrfikësen dhe forcat e policisë për këtë ngjarje.

I pyetur nga uniformat blu, Musollari është shprehur se nuk ka konflikte me persona të tjerë, shkruan A2 CNN.

Ndersa jo zyrtarisht, burime nga policia e Pogradecit bëjnë me dije se zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm dhe janë marrë kamerat e sigurisë përreth për të parë dhe hetuar këtë çështje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos