All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Përfshihet nga flakët një servis automjetesh në Shkodër

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2024, 07:53 | Kronikë
All - Paragraf - 1

Përfshihet nga flakët një servis automjetesh në Shkodër

Një servis automjetesh është përfshirë nga flakët në të gdhirë të mëngjesit të sotëm në fshatin Shtoj i Ri, në Shkodër. Sipas Policisë, shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkëndije elektrike. Për pasojë janë djegur pjesë që shërbenin për rregullimin e makinave që ndodheshin  brenda servisit, dhe pjesërisht një automjet.

All - Paragraf - 3

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 05:35, në një servis automjetesh në fshatin Shtoj i Ri, në pronësi te shtetasit G. P., 38 vjeç, ka rënë zjarr, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike.  

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e plotë të zjarrit.

All - Paragraf - 6

Si pasojë e rënies së zjarrit  janë djegur pjesë që shërbenin për rregullimin e makinave që ndodheshin  brenda servisit, dhe pjesërisht një automjet.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave  dhe të shkakut të rënies së zjarrit. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos