Përfundon vettingu për kandidatët për BKH-në

Nga Armand Bajrami
26 Nëntor 2025, 12:28 | Kronikë

Përfundon vettingu për kandidatët për BKH-në

Ka përfunduar vettingu dhe kontrolli i pastërtisë së figurës për kandidatët për Byronë Kombëtare të Hetimit, rezultatet i janë dërguar komisionit që përbëhet nga Altin Dumani kreu i SPAK, Arben Kraja dhe Behar Dibra.

Në garën për drejtorin e BKH janë 7 kandidat Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta, shkruan A2 CNN.

Tani komisioni për përzgjedhjen e drejtorit të BKH do të shikojë rezultatet përfundimtare të Komisionit të Posaçëm dhe do të bëjë edhe renditjen përfundimtare. Më pas, treshja e prokurorëve do të dërgojnë emrat në KLP për miratim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos