
Detaje të tjera janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë ku tetë gjimnazistë u përfshinë në një konflikt një ditë më parë, që si pasojë la të plagosur rëndë një adoleshent. Të rinjtë janë nxënës të gjimnazit “Dom Nikollë Kaçorri” në zonën e Kënetës.
Dyshohet se sherri ka nisur në rrjetet sociale, është zhvendosur në ambientet e shkollës dhe më pas ka përfunduar në një përplasje fizike jashtë saj. 15-vjeçari ka marrë katër goditje me thikë, një prej të cilave i ka prekur organet jetësore, dhe aktualisht ndodhet në reanimacion.
Grupi i të rinjve dyshohet se ka tentuar fillimisht ta fshehë ngjarjen. Dy protagonistët e konfliktit janë fqinj me njëri-tjetrin, ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. (A2 Televizion)
