GJKKO rrëzon kërkesën e gjyqtares Irena Gjoka

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2025, 10:17 | Kronikë

GJKKO rrëzon kërkesën e gjyqtares Irena Gjoka

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e gjyqtares Irena Gjoka për dorëheqje nga shqyrtimi i çështjes penale ndaj ish ministrit të mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Zëvëndëskryetari i GJKKO, Erjon Bani, vendosi të mos pranojë kërkesën e gjyqtares Gjoka me argumentin se nuk ndodhet në kushtet e papajtueshmërisë.

Vendimi që nuk e lejoi të largohet nga çështja u relatua nga vetë gjyqtarja  Gjoka në seancën e së mërkurës.

Prokurori Klodian Braho relatoi një pjesë të provave shkresore që kërkoi të bëhen pjesë e shqyrtimit gjyqësor, ndërkohë seanca u shty në datë 9 dhjetor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos