Shqiptari me sharrë elektrike në dorë ndjek policët britanikë në mes të rrugës

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2025, 10:53 | Kronikë

Shqiptari me sharrë elektrike në dorë ndjek policët

Me sharrë elektrike në dorë, duke ndjekur një efektiv policie nëpër rrugët e një qyteti skocez. Shqiptari Liridon Kastrati u shpall fajtor për vrasje të mbetur në tentativë për incidentin e ndodhur në majin e vitit të kaluar.

Sipas provave të paraqitura në Gjykatën e Lartë të Paisley-t, ngjarja nisi kur automjeti Volkswagen i drejtuar nga 32-vjeçari Kastrati u përplas me makinën e policisë. Pas përplasjes, Kastrati fillimisht u largua me vrap, por u rikthye te makina e tij për të marrë një sharrë elektrike, të cilën më pas e përdori për të kërcënuar dhe ndjekur oficerin Cowan.

Oficeri, 35 vjeç, dëshmoi se kishte qenë i “tmerruar” ndërsa Kastrati e përndiqte duke tundur sharrën elektrike dhe duke ulëritur fjalë fyese. Ai tha se në ato momente besonte se po rrezikonte jetën: “Mendova se nëse nuk distancohem, do të më vriste. Besova se do të më priste krahët ose edhe kokën”.

Fillimisht, Kastrati u deklarua i pafajshëm për akuzat e tentativës së vrasjes ndaj katër oficerëve, por në fund u shpall fajtor vetëm për tentativë vrasjeje. Ndërkohë, akuzat për vjedhje makine, shkelje të qetësisë publike dhe shkelje të kodit rrugor u tërhoqën nga prokuroria.

Mbrojtja e tij pretendoi se hetimet kishin qenë “të meta” dhe pa objektivitet, duke theksuar se Kastrati ishte marrë në pyetje pa avokat dhe pa përkthyes shqiptar. Pas shpalljes së fajësisë, gjykatësi Gallacher paralajmëroi se dënimi do të jetë i rëndë, duke e quajtur incidentin “jashtëzakonisht të rrezikshëm”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos