Një sherr mes disa personave ka ndodhur pak minuta më parë në një zonë rezidenciale në Lundër.
Në sherr janë përfshirë të paktën 4 persona të cilët janë goditur me sende të forta.
Mësohet se dy prej tyre kanë mbetur të lënduar ndërsa në polici janë shoqëruar të përfshirë në sherr si dhe dëshmitarë okularë.
Sipas burimeve, i lënduar ka ngelur Kristi Fufi, 19 vjeç, djali i ish-deputetit të PD, Mhill Fufi. (A2 Televizion)