Përleshje mes kushërinjve në Kukës, ndërhyrja e policisë shmang përshkallëzimin

Nga A2 CNN
17 Tetor 2024, 09:35 | Kronikë

Përleshje mes kushërinjve në Kukës, ndërhyrja e

Policia e Kukësit bën me dije se ka mundur të shmangë përshkallëzimin e një konflikti mes dy kushërinjve që ishin përfshirë në një përleshje mes njëri-tjetrit që mund të kishte pasur dhe pasoja të tjera më të rënda.

Shërbimet e policisë shkuan me urgjencë në fshatin Brekije pas informacionit që kishin marrë se dy persona po përlesheshin mes tyre.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi R. Z., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sfurk, kushëririn e tij, shtetasin S. Z., 42 vjeç, banues në fshatin Brekije, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos