Aksident me vdekje pranë Tapizës

Nga A2 CNN
17 Tetor 2024, 08:40 | Kronikë

Aksident me vdekje pranë Tapizës

Një 47 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që u regjistrua në aksin rrugor Fushë Krujë-Tapizë.

Viktima A.H. ishte duke kaluar rrugën kur u përplas dhunshëm nga mjeti tip "Volkswagen" që drejtohej nga shtetasi G. T., 49 vjeç, banues në fshatin Kurçaj.

Drejtuesi i mjetit u largua nga vendngjarja pas aksidentit duke mos i dhënë ndihmën e parë personit të dëmtuar, por u arrestua disa orë më vonë nga specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban në Krujë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos