Përndoqi të miturën, arrestohet 47-vjeçari në Pukë

Nga A2 CNN
15 Tetor 2024, 15:24 | Kronikë

Përndoqi të miturën, arrestohet 47-vjeçari në

Një 47-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Pukës, pasi përndoqi 1 muaj, në rrugë dhe në rrjete sociale, një 17-vjeçare. A2 mëson se ai u arrestua menjëherë pas kallëzimit të 17-vjeçares. Sipas policisë 47-vjeçari ishte me precedent për të njëjtin krim.

Njoftimi i Policisë Pukë

Përndoqi 1 muaj, në rrugë dhe në rrjete sociale, një 17-vjeçare, arrestohet menjëherë pas kallëzimit të së miturës, 47-vjeçari. I arrestuari, me precedent për të njëjtin krim.

Menjëherë pasi një shtetase 17 vjeçe ka kallëzuar në Prokurorinë e Shkodrës, se përndiqej nga 1 shtetas, prej rreth 1 muaji, në rrugë dhe në rrjete sociale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë kanë organizuar punën për lokalizimin dhe arrestimin e autorit.

Si rezultat, për këtë rast u vu në pranga shtetasi Z. P., 47 vjeç, banues në Pukë, për të cilin Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale “Përndjekja”. Nga verifikimet e mëtejshme ka rezultuar se 47-vjeçari ishte shtetas me precedent për të njëjtin krim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos