Përplasen dy makina në Lezhë, një person përfundon në spital

Nga A2 CNN
6 Mars 2026, 11:17 | Kronikë

Përplasen dy makina në Lezhë, një person përfundon

Një aksident ka ndodhur sot në orën 09:50, në rrugën dytësore “Shënkoll-Rrilë”. Makina me drejtuese shtetasen A. P. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. K..

Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar shtetasi K. K., i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Lezhë, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos