Plagosja e Genc Hoxhës, arrestohet autori i dyshuar, zbulohen detaje nga ngjarja

Nga Senad Nikshiqi
6 Mars 2026, 08:34 | Kronikë

Plagosja e Genc Hoxhës, arrestohet autori i dyshuar, zbulohen detaje nga

Shtetasi Izvin Gucija, autor i dyshuar i plagosjes në Shkodër është arrestuar nga policia në afërsi të banesës së tij, raporton A2CNN. 

Pak minuta pas ngjarjes efektivët arritën që të kapin 40-vjeçarin që qëlloi ndaj shtetasit Genc Hoxha, 45 vjeç.

Ndërkohë policia ka zbuluar edhe detaje që çuan në plagosjen e Genc Hoxhës i cili mori një plumb në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Sipas burimeve, i plagosuri që njihej me Izvin Gucinë, ky i fundit pronar i një servisi makinash, kishte çuar automjetin e tij në këtë servis pranë urës Dervishbeg disa kohë më parë.

45-vjeçari nuk ka mbetur i kënaqur me shërbimin dhe ka shkuar para pak ditësh në servis dhe sipas burimeve të policisë e ka fyer autorin e plagosjes por ky i fundit nuk ka ndërmarrë asnjë veprim sepse ka qenë agjerueshëm.

Gjatë ditës së djeshme shtetasi Genc Hoxha ka shkuar sërish pranë servisit dhe në debat e sipër ka ndodhur edhe plagosja.

Efektivët kanë gjetur një gëzhojë në vendin ku ndodhi ngjarje që dyshohet se i përket autorit të arrestuar. Po ashtu uniformat blu kanë sekuestruar edhe armën e zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se ndodhi kjo plagosje. Policia vijon punën për ta zbardhur të plotë ngjarjen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos