Një 78-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet rreth orës orës 11:30, në lagjen 13, Durrës.
Sipas Policisë i moshuari ishte këmbësor, kur është aksidentuar nga një automjet tip Benz. Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 11:30, në lagjen 13, Durrës, një automjet tip Benz ka aksidentuar shtetasin Z. K., rreth 78 vjeç, këmbësor. Si pasojë e përplasjes shtetasi Z.K, ka humbur.
Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit. (A2 Televizion)