Të shtëna me armë zjarri në zonën e ish-Kënetës në Durrës.
Sipas të dhënave paraprake nga vendngjarja, dy persona kanë qëlluar në ajër me armë zjarri pas një konflikti për motive banale, shkruan A2.
Deri në këto momente, nuk raportohet për të lënduar.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në një lokal të zonës.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 18:00, në lagjen nr. 15 Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi K. D., 29 vjeç, në gjëndje të dehur ka qëlluar me armë gjahu në ajër.
Shtetasi K. D, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit. (A2 Televizion)