Aksident në Sarandë-Delvinë, dy persona të plagosur

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2024, 07:12 | Kronikë

Aksident në Sarandë-Delvinë, dy persona të plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 21:35 në aksin Sarandë-Delvinë, pranë fshatit Shijan.

Një automjet tip “Volksëagen Golf” ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në një kanal, pasi drejtuesi humbi kontrollin e mjetit.

Si pasojë e aksidentit, janë lënduar drejtuesi i mjetit, shtetasi L.B., dhe pasagjeri që ndodhej në automjet. Të dy të plagosurit janë transportuar menjëherë në spital, ku mjekët kanë konfirmuar se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos