Përplasi për vdekje me makinë një të moshuar, arrestohet një 53-vjeçare në Shkodër

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2023, 15:44 | Kronikë
Përplasi për vdekje me makinë një të moshuar,

Një 72-vjeçare ka humbur jetën paraditen e së shtunës pasi u përplas nga një automjet teksa lëvizte me biçikletë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër ndërsa drejtuesja e mjetit që shkaktoi aksidentin, një 53-vjeçare është vënë në pranga.

E moshuara humbi jetën në spital për shkak të lëndimeve të marra. Vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos