Përshtati lokalin për përdorim dhe shitje droge, pranga 27-vjeçarit dhe bodyguard-it

Nga A2 CNN
12 Gusht 2024, 09:49 | Kronikë

Përshtati lokalin për përdorim dhe shitje droge, pranga

Një 27-vjeçar nga Durrësi i cili kishte përshtatur lokalin që administronte, për përdorim dhe shitje të lëndëve narkotike, është arrestuar nga policia. Sipas policisë në pranga ka rënë edhe 1 shtetas i punësuar në mënyrë të paligjshme, si bodyguard, i cili ua shiste lëndën narkotike kokainë, klientëve të lokalit. Bëhet fjalë për 27-vjeçarin Donald Tringa dhe 33-vjeçarin Diamant Shkina. Efektivët kanë sekuestruar një sasi lënde narkotike kokainë dhe një përforcues grushti.i.

Njoftim i Policisë

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në kuadër të megaoperacionit të koduar “Tempulli”, se një lokal në lagjen nr. 13, ishte përshtatur për përdorim dhe shitje të lëndëve narkotike, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës finalizuan operacionin policor të koduar "Repeat".

Nga ndërhyrja e menjëhershme në ambientet e lokalit, shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasit D. T., 27 vjeç dhe D. Sh., 33 vjeç, të dy banues në Durrës. 27-vjeçari kishte përshtatur lokalin që administronte, për përdorim dhe shitje të kokainës, ndërsa shtetasi D. Sh., i punësuar në kundërshtim me ligjin, bodyguard në këtë lokal, ua shiste këtë lëndë narkotike, klientëve të lokalit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.      (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos