Pezullohet nga detyra kreu i Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri

Nga A2 CNN
30 Qershor 2025, 14:25 | Kronikë

Pezullohet nga detyra kreu i Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka vendosur pezullimin nga detyra, si masë sigurie, për Kryetarin e Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri, shkruan A2 CNN.

Gjithashtu ndaj tij është dhënë edhe masa tjetër e sigurisë, “detyrim për paraqitje”, Objekti i këtij procedimi penal ka qenë procedura e prokurorimit, me nr. REF-65268-07-13-2020, “Loti V: “Mirëmbajtje rutinë me përformancë rruga Rrëshen (Ura e Fanit) – Shpal, Shpal – Q. Bene – Hadroj, Shpal – Ura e Repsit”, me fond limit 219.866.693 lekë pa tvsh, zhvilluar më datë 18.9.2020, me autoritet kontraktor Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH).

Shqyrtimi i procedurës nga ana e autoritetit kontraktor ka pasur paligjshmëri, të cilat Komisioni i Prokurorimit Publik nuk i ka marrë në konsideratë.

Gjatë shqyrtimit të ankesës të procedurës së mësipërme, ky Komision, në kundërligjshmëri ka favorizuar bashkimin e operatorëve ekonomik; A.M., dhe D.-1., ku pas veprimeve hetimore ka rezultuar se kanë paraqitur dokumente të falsifikuara.

Përveç Myzyrit, në këtë procedurë prokurimi janë marrë si të pandehur edhe Vilma Zhupaj, Lindita Skeja, Merita Zeqaj, Enkelejda Bega, Vladimir Hodaj, Marjana Hasani, Mehdi Lala, Ardian Kaza, Ndoc Kulla dhe Gerald Adhiaj, të dyshuar për kryerjen e veprës penale: “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 dhe 25 të Kodit Penal, si dhe shtetasit; M.L., N.K., dhe A.K., të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve”, parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos