Ping-pongu me ngjarjen e Pogradecit, avokati: Skena e krimit, fshirja e kamerave të sigurisë, ngrenë pikëpyetje të mëdha

Nga A2 CNN
15 Gusht 2024, 18:10 | Kronikë

Avokati Edmond Petraj ishte i ftuar në Ditarin nga Bruna Çifligu në A2 CNN nga ku foli për ngjarjen e rëndë të Pogradecit ku u vra Egli Proga.

Fillimisht, avokati ngriti të gjitha pikëpyetjet që ka kjo ngjarje e rëndë në Pogradec. “Vrasja në Pogradec është një ngjarje tragjike që ka tronditur komunitetin lokal dhe ka ngritur shumë pikëpyetje. Dritëhijet e kësaj ngjarjeje shpesh lidhen me motivin dhe detajet e hetimit, por dhe pasojat sociale. Rastin përfshin shumë element.

Vrasja në Pogradec, ngre një sërë pikëpyetjesh që mund të jenë thelbësore për hetimin. Po flasim që nga elementi i parë, si duhet kapur ky si element. Motivi i krimit, çfarë e shtyu autorin të kryejë këtë akt? A ishte një konflikt personal, çështje financiare, xhelozi apo ndonjë tjetër. Në çfarë rrethanash ndodhi ngjarja, a kishte dëshmitar? Lidhjet me viktimën, cila ishte lidhje e autorit me viktimën? A kishte ndonjë histori të mëparshme mes tyre? Pastaj kaloj te roli i institucioneve të drejtësisë, si kanë reaguar autoritetet pas ngjarjes? Kush janë pasojat sociale? A ka rritur ndjenjën e pasigurisë mes banorëve? Pra, këto pyetje për policinë dhe prokurorinë e Korçës pasqyrojnë shqetësime të thella”.

Pse është kthyer në ping-pong mes institucioneve?

“Duhet pritur për mënyrën e menaxhimit të këtyre pikëpyetjeve. Këto pyetje për policinë dhe prokurorinë e Korçës janë shqetësime të thella për mënyrën sesi është menaxhuar ky rast. Nga çështjet e përmendura, heqja e shiritit të skenës së krimit, fshirja e kamerave të sigurisë dhe deklaratat kontradiktore, janë indikacione se mund të ketë pasur probleme serioze në menaxhimin e hetimeve. Këto pyetje kërkojnë përgjigje të qarta që drejtësia të zbatohet në mënyrë të paanshme”.

Çfarë gabimi ka kjo dosje?

“Referimi nga policia vrasje me dashje. Prokuroria nuk duhet ta lëvizte dyshimin për vrasje me dashje. Duhet ta çonte në gjykatë. Problemi tjetër, si është referuar dosja e flagrancës. Rikualifikimi i veprës më lë pak... Janë disa elementë, të cilët jepen në çast. Te dosja e flagrancës është i gjithë sekreti. Ku e ka bazuar dyshimin për personin për akuzën prokurori. Vetëm vrasje nga pakujdesia nuk ka aty”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos