
Foto ilustruese
Policia e Durrësit ka arrestuar pronarin e qenit pitbull, i cili pasditen e djeshme sulmoi në rrugë një 84-vjeçar. Ngjarja u shënua në lagjen nr. 13 të Durrësit, ndërsa pronari 44-vjeçar kishte braktisur qenin e tij.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh identifikuan dhe arrestuan pronarin e kafshës (qen i llojit Pitbull), shtetasin A. L., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 13, për veprën penale “Braktisja e kafshës të shoqërimit”, njofton Policia e Durrësit.
Ndërkohë, 84-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)