Policia ka arrestuar të shumëkërkuarin Marklen Haka alias Aliu, i cili dyshohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe i përfshirë në disa ngjarje të rënda.
Lajmi për arrestimin e tij u njoftua në rrjetet sociale nga Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha. Sipas tij ai u arrestua pas një operacioni profesional të Forcave Speciale RENEA, mbi bazën e informacioneve të siguruara nga Policia e Tiranës.
“Një ndër personazhet më kryesore të botës së krimit u kap në Nikël të Krujës, me armë zjarri, e bashkë me të po shoqërohen edhe disa persona të tjerë”, citon A2 ministrin e Brendshëm.
“Përpjekja për t'ju shmangur përballjes me drejtësinë po merr e do të marrë çdo ditë e më shumë përgjigjen e duhur nga uniformat blu dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese. Ky është momenti për të përgëzuar dhe shprehur respekt, për forcat e angazhuara në operacionin me shkallë të lartë rrezikshmërie:, deklaroi ministri.
(A2 Televizion)