Një 57-vjeçar është plagosur pasditen e sotme në fshatin Ura e Shtrejt, në njësinë administrative Postribë, Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:45, kur dyshohet se shtetasi F. V., 57 vjeç, është vetëplagosur me një armë gjahu, të cilën e mbante me leje.
Menjëherë pas incidentit, 57-vjeçari është transportuar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Nuk raportohet për rrezik për jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat e këtij rasti dhe për të kryer dokumentimin e nevojshëm ligjor. (A2 Televizion)