Plagoset me thikë 16-vjeçari në Maliq

Nga A2 CNN
16 Maj 2025, 14:25 | Kronikë

Plagoset me thikë 16-vjeçari në Maliq

Një 14-vjeçar ka plagosur me thikë një 16-vjeçar në fshatin Sheqeras të Maliqit gjatë ditës së sotme.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se i dëmtuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr mjekim në spital.

Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, shkruan A2 CNN.

Njoftimi i Policisë:

Maliq/Informacion paraprak

Rreth orës 13:40, në fshatin Sheqeras, Maliq, një 14-vjeçar ka dëmtuar me mjet prerës thikë një 16-vjeçar, i cili po merr mjekim në spital, jashtë rezikut për jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos