Plagosi me thikë 39-vjeçarin, policia kap pas një ore të miturin

Nga A2 CNN
6 Shtator 2024, 17:57 | Kronikë

Plagosi me thikë 39-vjeçarin, policia kap pas një ore të

Një orë pas plagosjes me thikë në Roskovec të Fierit, policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit. A2 raporton se bëhet fjalë për një 15-vjeçar i cili ka plagosur me thikë një 39 vjeçar. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:30 të pasdites së sotme, ndërsa nuk bëhen të ditura motivet e këtij krimi.

Roskovec/Informacion paraprak

Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas, Policia kap dhe shoqëron menjëherë pas ngjarjes, autorin e dyshuar.

Rreth orës 16:30, në Roskovec, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, 1 shtetas i mitur, 15 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. Gj., rreth 39 vjeç.

Nga ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë, është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi në Komisariat, i shtetasit 15-vjeçar, me të cilin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, i dëmtuari është transportuar në spitalin e Fierit, ku po merr ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos