Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në Roskovec. A2 CNN mëson se një shtetas ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit. Ai është futur në sallë të operacionit dhe po merr ndihmën mjekësore.
Sipas informacioneve për A2 ngjarja ka ndodhur në një lokal të qytetit Roskovecit dhe nuk dihen motivet e krimit.
Policia po punon për identifikimin e kapjen e autorit, në spital ka edhe forca policie. (A2 Televizion)