Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e së dielës në Yzberisht, ku një 24-vjeçar ka qëlluar me thikë një 53-vjeçar.
Sipas burimeve, autori i ngjarjes rezulton të jetë, Aleksi Peto, djali i gruas me të cilën 53-vjeçari kishte lidhje prej disa kohësh, pasi ajo ishte e divorcuar me babain e tij.
Ngjarja ka ndodhur në oborrin e shtëpisë private në kryeqytet. Në momentin që i riu ka hyrë në oborr dhe i ka parë bashkë, ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar Edi Rrapajn një herë.
Ky i fundit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën kurse 24-vjeçari është vënë në pranga. (A2 Televizion)