Konflikt mes fqinjëve në Tiranë, plagoset me armë 31-vjeçari, në kërkim autori

Nga A2 CNN
8 Qershor 2025, 08:57 | Kronikë

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Allias të kryeqytetit. A2 CNN mëson se 38-vjeçari Korado Teodori ka plagosur me armë zjarri fqinjin 31-vjeçar Sandrino Baci. Ky i fundit ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 07:50, në Allias, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi K. T., rreth 38 vjeç, ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin S. B., rreth 31 vjeç (komshi me njëri-tjetrin). Aktualisht 31-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton Policia.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos