AMP aksion në Kapshticë, kapen 6 kg heroinë, shoqërohet një person

Nga Artin Halili
7 Qershor 2025, 12:26 | Kronikë

AMP aksion në Kapshticë, kapen 6 kg heroinë, shoqërohet

Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës është sekuestruar lëndë narkotike dhe në pranga ka përfunduar drejtuesi i një mjeti me vendbanim në Pogradec.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se në doganë është sekuestruar drogë e presuar në formë çokollate ndërsa, që dyshohet se do të transportohej drejt Greqisë.

Burime nga AMP bëjnë me dije se paraprakisht dyshohet të jetë kapur në sasi prej afro 6 kg heroinë e presuar në formë çokollate.

Operacioni sipas burimeve të siguruara është mbajtur tepër sekret edhe për policinë kufitare të Kapshticës dhe ka dyshime për persona të tjerë të përfshirë në këtë skemë trafiku të lëndëve narkotike.

Të njëjtat burime tregohen të rezervuara për operacionin, por deri tani i shoqëruar është vetëm drejtuesi i mjetit ku është gjetur sasia e lëndës narkotike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos