Turisti gjerman rrëzohet në alpet e Valbonës, Policia i vjen në ndihmë

Nga A2 CNN
7 Qershor 2025, 16:30 | Kronikë

Turisti gjerman rrëzohet në alpet e Valbonës, Policia i vjen

Një turist gjerman është rrëzuar teksa po eksploronte alpet e Valbonës dhe për pasojë ka dëmtuar këmbën, shkruan A2 CNN.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se menjëherë pasi janë lajmëruar dhe pas 2 orë kërkimesh, kanë lokalizuar dhe i kanë ardhur në ndihmë shtetasit gjerman.

Po ashtu, në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se turisti në fjalë ndodhet në spitalin e Tropojës, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Valbonë-Rreth orës 13:15, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Tropojë ka marrë njoftim se në vendin quajtur “Maja e Rosit”, Valbonë, një shtetas gjerman(turist) duke eksploruar alpet e Valbonës ishte rrëzuar dhe për pasojë kishte dëmtuar këmbën.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë së bashku me ekipin mjekësor të spitalit të Tropojës, janë nisur drejt adresës së dhënë.

Pas dy orësh kërkimesh shërbimet e Policisë, lokalizuan turistin gjerman 68 vjeçar, i cili u transportua nga shërbimet e Policisë deri në rrugën e makinave dhe më pas u transportua drejt spitalit me autoambulancë.

Turisti ndodhet në Spitalin e Tropojë, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës është e angazhuar maksimalisht në përmbushje të detyrave për garantimin e rendit dhe sigurisë, parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive dhe në ndihmë të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve në rast nevoje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos