Shkrumbohet “Benzi” në Vlorë

Nga A2 CNN
7 Qershor 2025, 11:30 | Kronikë

Një automjet i llojit "Benz" ka marre flakë në ecje. Benz-i ka shpërthyer në flakë rreth orës 10:40 minuta në bypassin e Vlorës, aks ky që lidh qytetin me fshatin Tragjas.

Shkak për flakët mësohet se ka qenë një defekt në motor që ka prodhuar më pas shkëndijë elektrike.

Është njoftuar zjarrfikësja e Vlorës e cila për shkak të largësisë dhe trafikut ka mbërritur disa minuta më pas në vendngjarje.

Nga mjeti siç duket nga pamjet nuk ka mbetur më asgjë, duke u shkrumbuar totalisht. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë për të shuar flakët kur makina është djegur total. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos