Plagosje me thikë në Durrës

Nga A2 CNN
7 Gusht 2024, 12:59 | Kronikë

Individë me probleme të shëndetit mendor që lëvizin të lirë pa asnjë lloj përkujdesi apo shoqërimi vijojnë të shkaktojnë ngjarje të rënda duke rrezikuar jetën e personave.

Në Durrës, një 45-vjeçar, i identifikuar nga policia si person me probleme të shëndetit mendor ka goditur me thikë, duke plagosur rëndë një 60-vjeçar.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit, ndërsa policia ka bërë shoqërimin e autorit të kësaj ngjarjeje, i cili do t’i nënshtrohet eksperimentit psikiatrik, për të përcaktuar më pas mënyrën se do të procedohet me të.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos